Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Kontrolli nga AMA i medias online do të kishte efekt negativ

Bashkimi Evropian vijon të ketë në vëmendje iniciativat e Qeverisë së Shqipërisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike dhe Komisioni Evropian ndan shqetësimin për zgjerimin e gamës së kompetencave të AMA në rregullimin mediatik online, njofton Ora News.

I pranishëm në forumin “Për zhvillimin e medias” ambasadori i BE-së Luigi Soreca  nënvizoi se një vendim  tillë mund të çojë në një efekt negativ të lirisë së shprehjes.

Luigi Soreca: “Më lejoni tju sjell në vëmendje inisiativat e qeverisë për të ndryshuar legjilacionin e shërbimeve mediatike. BE ka kërkuar që këto inciaitive të jenë plotësisht në përputhje të plotë me shërbimet mediatike dhe audiovizuale të KE dhe me direktivat për tregtinë elektronike. Ne shikojmë versione të reja për të trajtuar disa nga këto shqetësime por më lejoni të them që kjo nuk mjafton, pasi përputhshmëria e plotë e këtyre ndryshimeve me lirinë e shprehjes dhe standardeve më të larta që ekzistojnë, por edhe trajtimi i çështjeve si keqinformimi ende duhet të vazhdojnë.

KE ndan shqetësimin me organizata të tjera ndërkombëtare lidhur me mungesën e sigurisë ligjore dhe me zgjerimin e gamës së kompetencës a përgjegjësive të AMA për të përfshirë rregullimin mediatik online. Ne jemi të mendimit që mund të çojë në një efekt negativ të lirisë së shprehjes. Ndaj kur vjen puna tek trajtimi i çështjeve si keqinformimi KE rekomandon qasje më pak të ashpra dhe të bauzara tek qasja e vetërregullimit, e cila së pari fuqizon gazetarët por dhe përdoruesit.

Soreca i beri apel qeverise që për të konsulohet me komunitetin e medias.

Luigi Soreca: E kam thënë por dua ta ritheksoj: Lajmet e rreme janë të këqija, keqinformimi është I keq nuk ka asnjë pikëdyshimi por këto cështje duhen trajtuar në përputhshmëri dhe në respekt të plotë të lirisë së medias të lirisë së shprehjes dhe në mënyrë paralele me komunitetin e medias i cili pritet të konsultohet më tej me këto pr/ndryshime.”

Perfaqesuesi i BE-se i quajti të papranueshme kërcënimet e gazetarëve por dhe retorikën e ashpër që përdoret nga disa politikanë.

Luigi Soreca: “Ndaj gazetarëve kohët e fundit ka pasur kërcënime dhe kjo është e papranueshme. Ashtu sic është e papranueshme dhe retorika e ashpër që përdoret nga aktorët politikë këtunë Shqipërinë.” 

Nesër, 2 nëntori është dita ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkueshmërisë së krimeve ndaj gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button