Javën tjetër do të finalizohet programi qeverisës VV-LDK, Haxhiu s’e sheh problem përfshirjen e Hazirit

Javën tjetër pritet që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të finalizojnë programin qeverisë, pas një varg takimesh të mbajtura në nivel të grupeve punuese.

Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje i tha “Ekonomia Online”-s se për shumë nga temat e shtruara ndërmjet ekipeve punuese ka pajtueshmëri.

Ajo shprehet e bindur se nuk do të ketë probleme sa i përket pozicionimeve të këtyre dy partive në temat e mëdha për vendin.

“Deri tani të gjitha takimet tona janë zhvilluar në një frymë pozitive optimiste, prandaj po besojmë që do vazhdojë kështu, jemi lëshuar tanimë në diskutime për programin qeverisës, të hënën kemi pasur takimin për zhvillimin ekonomik, në 90 për qind të çështjeve jemi pajtua, kanë mbetur vetëm disa adresime të cilat do duhet të gjejnë mirëkuptim dhe pajtueshmëri”.

Javën tjetër shprehet e bindur ajo se do të finalizohet programi qeverisës për t’i hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes finale, e cila do të bëhet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Do të vazhdojmë javën ardhshme me politikën e jashtme dhe çështjet sociale, shëndetësia në arsim dhe besoj që java e ardhshme do jetë finale në kuptimin e harmonizimit programor dhe pastaj mbetet vetëm nënshkrim i marrëveshjes finale dhe besoj që do të bëhet në momentin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Haxhiu, thotë se përfshirja e Lutfi Hazirit në grupin punues nuk është problem i madh për VV-në, kjo pasi roli i tij në ekip nuk do të mund ta ndryshojë qëndrimin e LVV-së.

“Nuk e ndryshon qëndrimin e VV-së asnjë emër i përveçëm që do të mund të jetë në kuadër të LDK-së, ne nuk përcaktojmë se kush janë personat të cilët i vendosë LDK-ja, ne jemi përgjegjës vetëm për personat që VV-ja i cakton, nuk është në kompetencë të VV-së përfshirja e tij, nuk e ndryshon bindjen time aspak në gjendjen që ka kaluar gjatë gjithë kësaj kohe takimet tona”, tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button