fbpx

Sot filloi rikonstruimi i rrugës Butel-Luboten, gjatësia do të jetë 5, 5.5 apo 6 kilometra!

Se a 5, 5.5 apo 6 kilometra do të jetë gjatësia e rrugës Butel – Luboten, mbetet të shihet në periudhën në vijim pasi që krerëtë shtetëror dhe lokalë dhanë vlera të ndryshme për gjatësinë e rrugës, rikonstruimi i të cilës zyrtarisht filloi sot, transmeton Portalb.mk.

Nisjen e punimeve për rikonstruim i paralajmëruan, kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare për zhvillim rural dhe bujqësor, Nikolla Babovski, koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Rruga do të jetë e gjatë 5 kilometra”, tha Smilevski.
“Rruga do të jetë e gjatë 5.5 kilometra, tha Babovski.
“Rruga do të jetë e gjatë 5 kilometra”, tha Alimi.
“Rruga do të jetë e gjatë 6 kilometra”, tha Zaevi.

Pritshmëritë janë se me rikonstruimin, do të rritet prodhimtaria bujqësore, do të zhvillohet turizmi në Luboten dhe do të parandalohet shpërngulja për në Shkup.

“Sot është duke filluar rikonstruimi i rrugës në drejtim nga Buteli deri në Luboten. Ajo është në gjatësi prej 5.5 kilometra, për të cilin Agjencia përkrahje financiare për zhvillim rural dhe bujqësor, ka siguruar grant në vlerë prej 11 milionë denarë me çka tregojmë se paratë e buxhetit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut shfrytëzohen qëllimisht dhe jepen në ato ambiente ku ka më shumë nevojë”, tha Babovski i cili shtoi se nga rikonstruimi pritet “rritje e prodhimtarisë”.

Smilevski vlerësoi se rikonstruimi do ta zhvillojë turizmin në Luboten.

“Kjo që po e bëjmë është një fillim për zhvillimin e turizmit në Luboten”, tha Smilevski.

Efekt tjetër i investimit, pritet të jetë edhe mosshpërngulja e banorëve të Lubotenit për në qytet.

“Qëllimi i investimit është që qytetarët të mos shpërngulen, dhe të qëndrojnë në vendbanimin e tyre”, tha Zaevi i cili premtoi se rruga do të përfundojë “deri në shkurt të 2020-s”.

Ndryshe nga gjatësi, qëndrim të harmonizuar krerët patën në gjerësinë e rrugës, e cila do të jetë 6 kilometra dhe për periudhën kur është realizuar rikonstruimi i fundit i saj, i cili ka 30 vjet. Për rikonstruim janë ndarë 11 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button