Dita ndërkombëtare për ndërprerjen e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot në Shkup do të shënohet Dita ndërkombëtare për ndërprerjen e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

Në ngjarjen me këtë rast janë paralajmëruar fjalime të kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Çadikovski, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, zëvendës shefit të misionit të OSBE-së në Shkup, Xherfi Goldstajn dhe gazetarit edhe përfaqësuesit të Reporter pa kufij nga Parisi, Erol Onderoglu.

Pas fjalime është paraparë edhe prezantim i Projekt-protokollit për marrëdhënie mes nëpunësve policorë dhe punonjësve medial për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe kameramanëve nga profesor dr Nikolla Dujovski.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button