Është arritur marrëveshje për kryrevizorin, sot në seancën e Komisionit kuvendor

“Është arritur marrëveshje se kush do të jetë kryerevizor, por zyrtarisht emri i tij nuk kumtohet”, publikoi “MIA”. Zgjedhja e kryerevizorit është sot në seancë të Komsionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), njofton Portalb.mk.

Nevoja për emërimin e kryrevizorit vjen pasi muajin e kaluar përfundoi edhe mandati i ushtruesit të detyrës.

Në këtë seancë të Komisionit, në rend dite është edhe zgjedhja e drejtorit në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, vendin e zbrazët në Komisionet për qasje të lirë te informacionet e karakterit publik, Komisioni për antidiskriminim, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button