Takimi Sela-Jan Kop: PSP duhet të vazhdojë me punë në krye me një prokuror nga BE

Ziadin Sela, kryetari i partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) është takuar me ambasadorin holandez në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, transmeton Portalb.mk.

Skepticizmi i Holandës për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, mediat, reformat në administratë, zgjedhjet e parakohshme, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjyqësia e pavarur ishin temat që u biseduan në këtë takim.

Për proceset eurointegruese, Sela theksoi se RMV dhe Shqipëria duhet së shpejti të marrin datë bashkë për fillimin e negociatave për anëtarësim, por duke mos e anashkaluar edhe Kosovën në këtë proces eurointegrues.

ASH është shprehur përsëri se është për funksionimin e njëri nga mekanizmat që e lufton krimin dhe korrupsionin, Prokuroria speciale publike (PSP), por kjo e fundit të udhëhiqet nga prokurorë jovendor. Jan Kop ka mbështetur idenë e ASH, në lidhje me PSP-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button