Portali shqiptar “BalkanWeb” ka botuar intervistë të Ahmetit prej para dy vitesh sikur të ishte aktuale

Portali shqiptar “BallkanWeb” publikoi kohët e fundit një video të shkurtër të intervistës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për TV 21, por pa sqaruar se bëhet fjalë për intervistë të vjetër, të realizuar dy vjet më parë (dhjetor 2017). Përkatësisht, në artikull është transmetuar postimi i  zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, i cili pas një takimi me kreun e shtetit Stevo Pendarovski, në Fejsbuk ka publikuar një pjesë të emisionit të vjetër “Click Plus” me komentin: “sa lider i madh”. Por, në tekstin e BalkanWeb, videoja e përmendur është sikur të jetë aktuale, pra sikur intervista me Ahmetin të ishte bërë tani, transmeton Meta.mk.

Të përkujtojmë që Ahmeti në intervistën atëherë për “Click Plus“ për ndarjen e elektoratit shqiptar dhe me të vërtetë shfaqet nervoz kur e shpjegon ndarjen e partive shqiptare. Por gjithashtu duhet të theksohet se intervista është dhënë në një periudhë tjetër kohore dhe në një kontekst tjetër – pas zgjedhjeve lokale në 2017, por rastësisht apo jo, BalkanWeb e konsideron atë si një intervistë “të freskët”.

Në kanalin YouTube të TV 21, ne nuk ia dolëm ta gjejmë intervistën e plotë të Ahmetit për emisionin “Click Plus”, por mund të gjendet material i shkurtër i publikuar më 26 dhjetor 2017.

Re-publikimi i videove dhe lajmeve të vjetra mund të bëhet për arsye të ndryshme. Për shembull, nëse një ngjarje e veçantë aktualizohet, nëse ka momente të reja që ndërlidhen me atë temë, është e nevojshme që lexuesit të kujtohen për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Vetëm edhe në rast të tillë theksohet se bëhet fjalë për material të vjetër dhe tregohet koha e botimit të tij të parë, pasi në të kundërt lihet hapësirë ​​për konfuzion, sidomos për lexuesit jashtë vendit të cilët nuk janë në rrjedhë me zhvillimet në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button