Basha: Shqipëria ka potencial të mjaftueshëm për mirëqënie dhe punësim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka shpjeguar të rinjve betejën e nisur nga PD për ndryshimin e situatës në vend dhe veçanërisht të ardhmes së rinisë, transmeton OraNews.

Në fjalën e tij përpara Forumit Rinor të Partisë Demokratike por edhe të një delegacioni rinor të CDU që përfaqësohej nga kryetari Tilman Kuban, Basha tha se Shqipëria ka potencial të mjaftueshëm për mirëqenie dhe punësim.

Basha: “Në tërë dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, dështimi më i madh është dështimi me rininë. E cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim pa perspektivë t’ja kthejmë shpresën shqiptarëve, t’ju kthejmë shpresën rinisë pikërisht përmes një qeverie që punon për njerëzit sepse del nga vota e njerëzve”.

Ndërsa kryetari i forumit rinor të CDU-së iu drejtua qartë të rinjve me kërkesën për të mbështetur Lulzim Bashën që të bëhet kryeministër në mënyrë që të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet me Europën.

Tilman Kuban: Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politik më të fuqishëm në botë. Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni të ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur. Ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq.  

Ky ishte i pari takim i kreut të PD-së që njoftoi nisjen e një turi me të rinj në të gjithë vendin për të prezantuar platformën që do t’i kthejë shpresën dhe besimin rinisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button