Xhaka kërkoi falje për përplasjen me tifozët

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Arsenalit, është sqaruar për përplasjen që kishte të dielën me tifozët e klubit të tij, në ndeshjen me Crystal Palacen në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

Ai u ka kërkuar falje tifozëve për sharjet që u kishte bërë (video), ndërsa ka treguar se “kishte dalë nga vetja” për shkak të “abuzimeve që kishte marrë që një kohë të gjatë”.

Xhaka të dielën në barazimin me Crystal Palacen kur po largohej nga ndeshje gjatë zëvendësimit u fishkëllye nga tifozët e Arsenalit. Me këtë rast ai shpërtheu duke sharë e duke hequr fanellën për të dalë në drejtim të tunelit e për të mos u ndalur në bankën rezervë.

Kjo është letra e tij e plotë:

Pasi kam marrë kohën e nevojshme për të reflektuar në atë që ka ndodhur të dielën, do të doja të jap një shpjegim në vend të një përgjigjeje të shpejtë. Skenat që ndodhën rreth zëvendësimit tim më kanë shokuar. E dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100 për qind nga vetja në dhe jashtë fushës.

Ndjenjat e mija që të mos kuptohem nga fansat dhe komentet abuzuese që përsëriteshin në ndeshje dhe në rrjete sociale përgjatë javëve dhe muajve të fundit, më kanë lënduar thellë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do të të thyejmë këmbët”, “Do të vrasim gruan tënde” dhe “Urojmë që vajza jote të marrë kancerin”. Kjo më ka trazuar dhe kam arritur në pikën që kam shpërthyer kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.

Në këtë situatë, humba veten dhe reagova në atë mënyrë të parespektueshme ndaj grupit të fansave që përkrahin klubin tonë, ekipin dhe mua me energji pozitive. Ky s’ishte qëllimi im dhe kërkoj falje nëse kjo është ajo që mendojnë njerëzit.

Dëshira ime është që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button