Zaev: Brenda dy javëve do të gjejmë zgjidhje për problemin e Labunishtës

Problemi me gërmimet e gurores në Labunisht, për të cilën tash e disa muaj po ankohen qytetarët e rrethinës, nuk po gjen zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

“Së bashku me ministrin Bekteshi jam përfshirë në këtë problematikë dhe kam pasur takime me qytetarët dhe deputetin nga Struga në të cilat konfirmuam disa mënyra për zgjidhjen e problemit. Mendoj se kemi dy mundësi. Njëra është t’u ofrojmë koncesionerëve lokacione të reja alternative më larg nga vendet e banuara dhe t’ua japim në procedurë në pajtim me ligjin. E dyta është përmes shërbimeve të inspektimit të vazhdojmë me kontroll të plotë të dokumentimit për ndarjen e koncesionit, nga lejet ekologjike deri në procedurën e dhënies së lejes dhe nëse gjejmë çfarë do parregullsi ta sanksionojmë”, tha Zaev.

Qytetarët nga ditët e verës janë duke kërkuar takim me kryeministrin e vendit, Zoran Zaevin, pasi Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi përkundër premtimit, akoma nuk ka gjetur zgjidhje.

“Gjatë javës së ardhshme ose më së vonë për dy javë së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të organizojmë takim me koncesionerët për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje të përhershme për problemin që e kanë banorët e Labunishtit të Strugës me guroren”, tha Zaev.

Kryeministri është i vetëdijshëm se si puna e gurores aty ka shkaktuar dëme shëndetësore dhe të sigurisë të banorët që jetojnë, pasi nuk janë respektuar standardet e minimit. Por është i vetëdijshëm edhe për posedimin e marrëveshjes të vlefshme nga koncesionerët për eksploatimin e lëndës së parë minerale-gëlqere.

LEXO: Pasi ministri Bekteshi nuk e zgjidhi problemin, banorët e Labunishtës kërkojnë takim me Zoran Zaevin
LEXO: Bekteshi: Sa më shpejtë do t’u merren koncesionet për nxjerrje të lëndës së parë në Labunishtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button