fbpx

Zbulimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta janë hapa kryesorë në luftën kundër kancerit të gjirit

Me prezantimin e një terapie të re inovative, që përbëhet nga ilaçe biologjike, që para pak kohe gjenden edhe në Maqedoni dhe nën moton “Ka jetë dhe pas kancerit, mëso si ta jetosh atë” u mbajt Konferenca e 12-të Kombëtare e kancerit të gjirit,. Edhe këtë vit, folësit dërguan mesazh të fortë për të gjitha gratë që parandalimi, zbulimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta janë hapi kryesor dhe i parë në luftën kundër kancerit të gjirit, informojnë nga Shoqata “BORKA – për çdo ditë të re”, transmeton Meta.mk.

Terapia inovative në formën e ilaçeve biologjike prej para do kohe janë në dispozicion dhe për pacientët në Maqedoni ata i paraqet tendencat evropiane dhe botërore në trajtimin onkologjik, theksoi Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Me prokurim të centralizuar janë siguruar mbi 30 molekula të terapisë së shtrenjtë biologjike që nuk është në listën pozitive të barnave, për të qenë në dispozicion të pacienteve në spitale. Dispozicioni i terapive inovative do të thotë që pacientja është në gjendje të marrë një diagnozë, trajtim dhe kujdes përkatës për sëmundjen e saj”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Drejtori i Fondit për sigurimeve shëndetësore Dan Donçev sqaroi se vitin e kaluar janë realizuar 986 trajtime spitalore të pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit. Këtë vit, mbi 4 milion denarë janë planifikuar për klinikën e kirurgjisë torakale-vaskulare dhe klinikën e kirurgjisë plastike për implantim dhe rindërtim të gjirit pas mastektomisë ose anomalive nga lindja për 52 pacientë.

Biba Dodeva, kryetare e Shoqatës për luftën kundër kancerit të gjirit “Borka – Për çdo ditë të re”, sqaroi se gjatë 12 vitet e kaluara ato luftojnë në mënyrë aktive për realizimin e të drejtave të pacienteve në sistemin shëndetësor. Si anëtare fuqiplotë e shoqatës më të madhe evropiane Europe Dona (Europa Dona Maqedoni), ata tashmë 12 vjet e organizojnë Konferencën kombëtare për luftë kundër kancerit të gjirit në Maqedoni, dhe kështu Maqedonia është pjesë e aksionit global botëror.

Sipas të dhënave Organizatës botërore të shëndetit, kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit tek gratë në të gjithë botën. Vlerësohet që në Maqedoni, sipas agjencisë kërkimore Globokan, në vitin 2019 do të ketë rreth 1.200 raste në vit, të diagnostikuara rishtazi, nga të cilat rreth 850 janë vetëm në klinika shtetërore. Kjo do të thotë që çdo ditë në vendin tonë, do të diagnostikohen 3 deri në 4 gra me këtë malinjom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button