Angelovska-Bezhoska: Qytetarët ende preferojnë të kursejnë me depozita bankare

Qytetarët tanë akoma preferojnë të kursejnë me depozita bankare, para instrumenteve të tjerë në dispozicion, tha sot në festimin e Ditës Botërore të Kursimeve, guvernatorja e Bankës popullorre Anita Angellovska-Bezhoska, transmeton Meta.mk.

“Deri në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare kanë kapë rreth dy të tretat e totalit të aktivës financiare të popullatës dhe kjo pjesë është rritur në krahasim me periudhën para krizës. Sipas vëllimit pasojnë kursimet e pensioneve, të cilat përbëjnë 17 përqind, ndërsa pjesëmarrja e përbashkët e investimeve në letra me vlerë dhe në aksione në fonde investuese është tetë përqind, ndërsa e policave të sigurimit të jetës pak më shumë se 1 përqind. Sipas raportit të nismës së Vjenës, arsyet e qëndrimit konservator të popullatës vendore ndaj alternativave të tjera të investimeve dhe në kushte të rënies së normave të interesit, mund të gjenden në kulturën e investimeve ende të pazhvilluara, duke çuar në interes të ulët në investimet e tregut të kapitalit “, Angellovska Bezhoska.

Ajo shtoi se ambienti i normave të ulëta të interesit, që ka qenë realiteti ynë për një kohë të gjatë, duket se ka gjasë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

“Rënia e normave të interesit deri më tani nuk ka pasur ndikim të rëndësishëm në preferencën e qytetarëve tanë për kursime në banka, e që është e rëndësishme për mirëmbajtjen e sektorit të përgjithshëm financiar. Duke pasur parasysh që depozitat janë burimi kryesor i financimit për aktivitetet tona bankare në ekonominë tonë, është e rëndësishme që bankat vendase të ruajnë kushtet e kursimit konkurrues në periudhën e ardhshme, “shtoi guvernatori.

Në fund të tremujorit të tretë, depozitat totale kishin arritën në 6.4 miliardë euro, duke regjistruar një rritje vjetore prej 10.1 përqind në krahasim me vitin 2018. Depozitat e popullsisë në të njëjtën periudhë u rritën me 9.3 përqind në vit dhe arritën 4.3 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button