Spasovski premtoi nivelizimin e pensioneve të efektivëve policor që kanë dal në pension para vitit 2010

Oliver Spasovski, Ministri i punëve të brendshme deklaroi se do të korrigjohen pensionet e efektivë të policisë të cilët janë pensionuar deri në vitin 2010 dhe kanë pensione joproporcionale me të tjerët, transmeton Portalb.mk.

Ky dallim ndodh vetëm te gjeneratat që kanë dal në pension para vitit 2010 dhe kanë 40 vjet përvojë. Kjo ndodhi pasi në vitin 2010 ndodhën ndryshime ligjore duke e përcaktuar vlerën e pensionit bazuar në rrogën që e kanë marrë policët në dhjetëvjeçarin me të ardhura më të mira.

Para vitit 2010, pensioni përcaktohej bazuar në të ardhurat e përgjithshme në gjithë kohën e punës.

Ministri si zgjidhje propozon që të krijohet aneks i zgjidhjes duke i nivelizuar pensionet. Ai madje kërkon që të fillohen menjëherë procedurat në Kuvend për zgjidhjen e këtij problemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button