Gashi thotë se me VV-në janë pajtuar për shumë çështje të drejtësisë

Për një orë e gjysmë, grupet punuese të LVV-së dhe të LDK-së kanë diskutuar për sundimin e ligjit.

Pas takimit, Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se në këtë sferë ka pajtueshmëri mes dy grupeve, transmeton Koha.net.

Gashi ka thënë se me LVV-në kanë diskutuar për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë, për sigurinë e jashtme e të brendshme.

Më tutje, ai bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për krijimin e një zyre, të quajtur Zyra Shtetërore për Hetime, por për të cilën, sipas Gashit, kanë nevojë për konsultime shtesë.

Takimi i radhës mes LVV-së dhe LDK-së do të mbahet të hënën në ora 15:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button