“Dosje gjyqësore”: Nga 20 lëndë të PSP-së, vetëm për dy ka pasur aktgjykim!

Nga gjithsej 20 lëndë gjyqësore të cilat i ka udhëhequr Prokuroria Speciale Publike (PSP), vetëm dy kanë përfunduar në tërësi dhe është sjellë aktgjykim. Lëndët e PSP-së i kanë karakterizuar edhe parregullsi në procedurë dhe anulime të shpeshta të seancave gjyqësorë. Këto janë të dhënat e “Dosjes gjyqësore” që u publikua sot nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, transmeton Portalb.mk.

Nga seancat e monitoruara, 11 prej tyre kanë qenë të anuluara, ndërkaq vetëm një është mbajtur.

Gjithashtu, është vërejtur se periudha më e gjatë kohore nga njëra seancë gjyqësore për lëndën e caktuar të PSP-së, deri te seanca tjetër ka qenë 3 muaj e gjysmë.

Drejtoresha ekzekutive e Koalicionit, Natali Petrovska deklaroi se publikimi i “Dosjes gjyqësore” është faza fillestare e asaj që ka për qëllim Koalicioni ta arrijë, që publiku në mënyrë transparente dhe në formë sistematike ti sheh të dhënat e lëndëve, e aktakuzave, e të akuzuarve dhe datave ku janë mbajtur seancat të cilat janë pjesë e debatit publik.

Përndryshe, publikimi i “Dosjes gjyqësore” për lëndët e PSP-së vijnë pasi tashmë të njëjtat lëndë janë transferuar në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), sepse shefja Katica Janeva është e dyshuar në rastin “Reket” të PTHP-së për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button