Amerika e zhgënjyer nga BE-ja se nuk u dha datë për negociata Shkupit dhe Tiranës

Diplomati amerikan, Filip Riker e ka kritikuar pikëpamjen që e kanë disa liderë të BE-së, pasi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën datë për bisedime me BE-në, njofton Portalb.mk.

Ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se disa liderë të BE-së, “kanë pikëpamje të shekullit 19-të” për Ballkanin Perëndimor. Ndihmës sekretari i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Riker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer nga vendimi i liderëve evropian për Shkupin dhe Tiranën.

Ai në intervistë thotë se perspektiva evropiane e këtyre dy vendeve që duan të jenë pjesë e Unionit ka qenë komponenti kyç i politikës së jashtme amerikane. Ai thotë se SHBA e përkrah atë ideal të vendeve dhe programet për ndihmë që i japin, ndihmën e diplomacisë, ndihmën e reformave që i kanë ndërmarrë këto vende që të lëvizin në atë drejtim.

“Vlerësoj se ajo është në interes më të mirë të shteteve, rajonit dhe Evropës dhe zhgënjyese është që të shihen disa liderë me pikëpamje të shekulli 19-të për Ballkanin Perëndimor”, thotë Riker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button