Zaevi komentoi kandidaturat e mundshme të Arifit, Talevskit, Dokmanoviqit dhe Hasevit për ambasadorë të RMV-së

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev ka komentuar kandidaturën e mundshme për ambasadorë të Teuta Arifit në ShBA, të Dane Talevskit në NATO, të Misho Dokmanoviqit në Izrael dhe të Sasho Nasevit në Bullgari, duke thënë se dy prej tyre janë duke u shqyrtuar për momentin, por shtoi se prioritet është përzgjedhja e ambasadorit të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Kam dëgjuar disa nga këta emra. Nga këta katër, dy aspak nuk diskutohen, ndërkaq dy diskutohen”, tha Zaevi.

Këtë deklaratë Zaevi e dha në foltoren e Kuvendit të RMV-së, në seancën e pyetjeve të deputetëve pasi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski pyeti se a planifikon Qeveria që Arifin, Talevskin, Dokmanoviqin dhe Nasevin t’i emërojë si ambasadorë.

“A planifikon Qeveria që gjatë kësaj periudhe personat, Teuta Arifi, kryetare e Tetovës, Dane Talevski, këshilltar politik i Zaevit, Misho Dokmanoviq, profesor në Fakultetin Juridik dhe Sashko Nasev t’i emërojë si ambasador në ShBA, NATO, Izrael dhe Bullgari”, tha Milloshoski.

Zaevi ka deklaruar se prioritet mbetet emërimi i ambasadorit në NATO, dhe se për këtë çështje do të diskutojë ditëve në vijim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Më së voni ai ka deklaruar se emërimi pritet të ndodh më së voni në muajin shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button