Për një vit, komunat e rajonit të Shkupit kanë harxhuar 38,4 milion euro për furnizime publike

Vetëm në vitin e kaluar nga komunat e rajonit të Shkupit kanë harxhuar gjithsej 38,4 milion euro për furnizime publike nga nënshkrimi i 1082 marrëveshjeve. Disa nga to, në mënyrë jotransparente i kanë kryer prokurimet. Të dhënat u publikuan sot nga Shoqata e Gazetarëve Ekonomik të cilët për një vit kanë ndjekur punën e komunave që gravitojnë në Shkup dhe Komunën Qendër. Ata kërkojnë që, mes tjerash, të bëhet publikimi i marrëveshjeve të lidhura në ueb faqet e tyre, shkruan Portalb.mk.

Në kuadër të projektit “Rrjeti i transparencës, përgjegjësisë dhe integritetit në mjetet publike” i cili u zbatua nga organizatat “Qendra për komunikime qytetare” dhe “Fondacioni Fokus”, janë monitoruar prokurimet publike të 18 komunave të cilat funksionojnë në rajonin e qytetit të Shkupit.

Bazuar në raportin e Shoqatës të Gazetarëve Ekonomik, në vitin 2018, nga qeverisja lokale e rajonit të Shkupit janë nënshkruar gjithsej 1082 marrëveshje për prokurime publike, në vlerë totale 2,36 miliardë denarë apo 38,4 milionë euro, që vërehet një rritje në krahasim me vitin e kaluar për 273 marrëveshje më shumë apo për 3,41 milionë euro.

Shumën më të madhe të parave të shpenzuara në mënyrë jotransparente në rajonin e Shkupit, i ka harxhuar Komuna Qendër – 173 mijë euro, apo 22% nga numri i përgjithshëm i marrëveshjeve në rajonin e Shkupit si dhe Qyteti i Shkupit – 556 mijë euro apo 71% nga numri i përgjithshëm i marrëveshjeve në rajonin e Shkupit.

Siç njoftojnë nga organizatat, 27 nga gjithë marrëveshjet janë nënshkruar pa publikim paraprak të konkursit. Këto marrëveshje kapin vlerën totale prej 778 mijë euro.

Komuna e cila numrin më të madh të tenderëve ia kanë besuar vetëm një kompanie është Komuna e Haraçinës, e cila 65% të tenderëve ia ka besuar firmës “EURO INVEST” me seli në Tetovë. Gjithashtu, edhe Komuna Çuçer Sandevës 65% të tenderëve ia ka besuar vetëm kompanisë “Vardar Gradba” me seli në Shkup. Menjëherë pas tyre, pasojnë komunat e Shuto Orizares, Zelenikovës edhe Komuna e Çairit.

“Si gazetarë ekonomik, edhe këtë vit u munduam të arrijmë në çdo informacion të mundshëm në lidhje me transparencën e komunave gjatë harxhimit të mjeteve publike. Qëllimi ishte të dalim me të gjitha parametrat e nevojshme me të cilat kemi punuar bazuar në të dhënat të cilat i kemi marrë nga komunat” tha kryetarja e Shoqatës të Gazetarëve Ekonomik, Marija Georgievska.

Në mënyrë që të rritet transparenca për atë se ku harxhohen paratë e qytetarëve, disa nga rekomandimet e Shoqatës të Gazetarëve Ekonomik janë:

  • Komuna e Haraçinës dhe Shuto Orizares të caktojnë person i cili do të merret me prokurimet publike.
  • Të vendoset sistem i cili do të monitorojë marrëveshjet e lidhura në të gjitha komunat, sepse është thelbësore për matjen dhe rritjen e efikasitetit të realizimit të këtyre prokurimeve publike.
  • Të bëhet e detyrueshme për Byronë e Prokurimit Publik të përgatite dhe publikojë analiza të marrëveshjeve të lidhura sy më sy pa publikim të thirrjes publike.
  • përditësohen rregullisht ueb faqet e komunave me shpalljen e planit për prokurime publike, ndryshimet edhe shtesat së bashku me linqet e shpalljeve të publikuara.
  • Të bëhet publikimi i marrëveshjeve të lidhura në mënyrë transparente në ueb faqet e komunave së bashku me njoftimin për realizimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button