fbpx

Takimi SAShK-MASh, u diskutua për datën dhe për përqindjen e rritjes së pagës

Në takimin që u realizua sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk është arritur marrëveshje, edhe pse është diskutuar për datën dhe përqindjen e rritjes së pagave në arsim. Pushteti deklaroi se ka përfarim të qëndrimeve, e kurse Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) tha se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Marrëveshja pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme, njofton Portalb.mk.

Pas takimit ku të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Arbër Ademi, kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov deklaroi se argumentet që janë prezantuar nga ata, për rritjen e pagës dhe terminin, janë kundërshtuar nga argumentet e Qeverisë.

“Argumentet të cilat i parashtruam ne, kundërshtohen nga argumentet që propozohen nga Qeveria. Kështu që, ka përparim në negociata, por ka edhe shumë punë për të bërë. Koha është e shkurtër. Këshilli ka vendim që greva të jetë më 11 nëntor, dhe besoj se deri në fillim të javës së ardhshme të kemi vendim përfundimtar”, tha Nedelkovi.

Nedelkovi e bëri publike vetëm terminin për të cilin diskutohet, që është janari i 2020-s, e kurse jo edhe përqindjen e rritjes.

“Për terminin kompromis ka tashmë. Për detaje nuk do të flas. Për përqindjen ajo tashmë është subjekt marrëveshjeje”, tha Nedelkovi, i cili bëri të ditur se pavarësisht negociatave, prolongim të grevës nuk do të ketë.

“Nuk ka prolongim të grevës, sepse vendimi është sjellë me shumicë në Këshillin. Mendojmë se kemi pasur kohë të mjaftueshme për negociatat”, tha Nedelkovi.

Arbër Ademi ka bërë të ditur se është duke u diskutuar për terminin dhe për rritjen e pagës.

“Flasim edhe për vlerën dhe për datën se kur do të ndodhë rritja”, tha Ademi i cili tha shprehu kënaqësinë që ka përafrim të qëndrimeve.

Ndërkaq Zoran Zaevi para takimit, në ngjarjen për nisjen e rikonstruimit të aksit rrugor Butel – Luboten deklaroi se marrëveshja do të publikohet pas 7 dhe 10 ditësh.

“Matematikat thonë se përskaj miliardave që i japim, duhet edhe miliona të tjera. Çështja është se a do të heqim dorë nga ndonjë çerdhe, dhe unë them jo, nuk duhet të heqim dorë. Duhet të realizohen të gjitha projektet dhe të gjithë të jenë të kënaqur, por kjo duhet të jetë racionale. E dimë se jemi në fazë të ndjeshme, janë zgjedhjet, dhe ndodhin edhe kërcënime. Unë besoj se do të gjejmë zgjidhje, sot nëse s’ka vendim, do të përafrohen qëndrimet. Nëse sot ska vendim, besoj se kjo do të jetë për 7 deri 10 ditë”, tha Zaevi.

Gjatë pasdites së djeshme, kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov e ka bërë publike qëndrimin i cili do të ishte i pranueshëm për sindikalistët. Ajo është 10 për qind nga janari i 2020, e kurse kërkesa fillestare e SAShK-ut ishte 25%.

Takimi vjen pasi që SAShK-u dhe MASh-i në takimin paraprak nuk arritën marrëveshje. Vazhdimi i negociatave vjen si kërkesë e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, pasi SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme, ngaqë Këshilli nuk e pranoi ofertën e Qeverisë që nga prilli i 2020-s të rriten rrogat në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qind.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti grevë paralajmëruese.

LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close