Zaev-Palmer: Do të jemi të bashkuar për sukses të RMV-së në procesin euroatlantik

Në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer është shprehur përkushtimi që do të qëndrojnë të bashkuar për të arritur sukses RMV-ja në procesin integrues të NATO-s dhe Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“Është shprehur përcaktim i palëkundur i shtetit në procesin euroatlantik dhe se RMV-ja dhe ShBA-të e ndajnë optimizmin se do të jenë të bashkuar për sukses”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në takim, Zaevi ka shprehur falënderimin ndaj ShBA-ve për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

LEXO EDHE: Palmeri: ShBA-të do të vazhdojnë ta thonë të partnerët evropianë se RMV-ja meriton datën nga BE-ja

Takimi vjen pasi dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme u takuan ambasadorët e ShBA-ve në shtetet e rajonit të Evropës juglindore.

Vizita e Palmerit dhe takimi me krerët politikë dhe shtetërorë vjen në kuadër të procesit të ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, i cili duhet të përfundojë më së voni deri në prill të 2020. Në këtë muaj, RMV-ja shkon edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat erdhën si rezultat i mosmarrjes së datës për nisjen e negociatave të RMV-së me Bashkimin Evropian (BE), vendim të cilin Palmeri e ka kritikuar ashpër.

Pritshmëritë ishin që RMV-ja anëtare e 30 e NATO-s do të bëhet në Samitin e NATO-s që pritet të mbahet në muajin dhjetor 2019, por edhe kjo u pamundësua me shkuarjen e Spanjës në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen në nëntor të 2019-s. Zaev ka shprehur bindjen se deri në dhjetor Spanja do ta ratifikojë Protokollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button