Aktakuzë për Stevço Jakimovskin dhe 10 personave të tjerë për keqpërdorime në legalizim dhe privatizim

Akti prokurorial për 11 persona, ndër të cilët edhe ish kryetari i Komunës Karposh, Stevço Jakimovski ka parashtruar prokurori i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore në Shkup. Siç kumtoi Prokuroria, e cila nuk përmendi emër të kryetarit, thuhet se ai dhe prokurorë të tjerë kanë keqpërdorur pozitën në disa raste, njofton Portalb.mk.

Gjegjësish, nga viti 2011 deri në vitin 2017, Jakimovski si kryetar në disa raste e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizime publike dhe gjatë legalizimit të objekteve dhe privatizim të tokës ndërtimore shtetërore.

Ai ngarkohet se në vitin 2012 ka nënshkruar tender me firmë, edhe pse ajo nuk ka dorëzuar garanci bankare për punë të kryer në mënyrë cilësore, ndërkaq pas një muaji e ka shkëputur tenderin, por firma sërish ka marrë 303.300 denarë.

Vepra e dytë për të cilën ngarkohet Jakimovski është se një vit pas, ai ka nënshkruar marrëveshje, dhe e ka dëmtuar komunën për 14.61 milionë denarë.

“Pasi e ka nënshkruar marrëveshjen, ai i ka dhënë instruksione gojore për punë shtesë, për të cilën është paguar më shumë. Më pas, pa aprovim për ndërtim është ndërtuar objekti i komunës, ndërkaq në vitin 2016 si kryetari ka dorëzuar kërkesë për legalizim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Jakimovski bashkë me një ish administrator të Komunës Karposh ngarkohen edhe se në vitin 2011 dhe 2017 kanë legalizuar pjesë të objekteve që nuk është dashur të legalizohen. Në ato procedura, dy firmave u kanë mundësuar të blejnë tokë nën ato objekte për 438 denarë metër katror, edhe pse çmimorja e Qytetit të Shkupit ka paraparë 18 mijë denarë për metër katror. Njëra nga ato firmat, pas 20 ditësh, tokën prej 1.533 metra katror të blerë prej 671.450 denarë e ka shitur për 40.53 milionë denarë.

Për keqpërdorime të ndryshme, përveç këtyre dy personave, ngarkohen edhe tre anëtarë të Komisionit për furnizim publik të Komunës së Karposhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button