Sërish janë gjetur 12 emigrantë në një kamion frigorifer

Dymbëdhjetë emigrantë, nga të cilët 11 sirianë dhe një sudanez, u gjetën të fshehur në një kamion frigorifer që transportonte fruta e perime, dje në Belgjikë, vetëm pak ditë pas zbulimit të 39 migrantëve të vdekur në një kamion të tillë, u raportua nga policia federale belge, njofton Koha.net

Policia u njoftua nga shoferi i kamionit, që kishte dyshuar për praninë e migrantëve në automjet.

Belgjika është një rrugë e njohur tranziti për migrantët dhe rrjetet e trafikantëve, që kërkojnë të përfitojnë nga afërsia e saj me Britaninë e Madhe.

Shumicën e herëve, migrantët e paligjshëm, që kërkojnë të kalojnë La Manshin, drejtohen nga kontrabandistët nëpër parkingjet e autostradës, ku përpiqen të fshihen natën në kamionë që shkojnë drejt Britanisë së Madhe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button