Shkup, sot do të fillojë Festivali i Filmit Hulumtues

Sot, me fillim prej ora 19:00 në objektin e Kino Kulturës në Shkup do të fillojë edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Hulumtues, njofton Portalb.mk.

Fokusi i këtij edicioni do të jetë “Drejt digjitalizimit”, duke shqyrtuar mundësitë inovative dhe shkeljet e mundshme të cenimit të privatësisë.

Sot, në kuadër të hapjes së Festivalit do të zhvillohet paneli i diskutimit “Gazetaria dhe mediat në epokën e digjitalizimit dhe mediat sociale, ku shkojmë?” dhe do të shfaqet projeksioni i filmit “Тhe Great Hack”.

Festivali organizohet nga Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza – PINA, në partneritet me Fondacionin Fridrih Ebert Stiftung – FES në Shkup. Do të zhvillohet nga 31 tetori deri më 2 nëntor. Hyrja në ngjarje është falas.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button