Palmeri: ShBA-të do të vazhdojnë ta thonë të partnerët evropianë se RMV-ja meriton datën nga BE-ja

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer, ka deklaruar se ardhja e ambasadorëve të ShBA-ve të Evropës juglindore në Shkup, ka për qëllim shkëmbimin e ideve për çështjet rajonale dhe riafirmon mbështetjet ndaj RMV-së në procesin e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Kemi pasur një bisedë të mirë për ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, në Bruksel dhe rajon. E kemi riafirmuar mbështetjen e ShBA-ve për integrim të RMV-së në BE dhe perspektivën evropiane. Kjo është ajo që e thamë këtu në Shkup, ndërkaq do të vazhdojmë ta themi qartë edhe te partnerët tanë evropianë. U mblodhëm në Shkup me ambasadorët amerikanë të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar çështjet rajonale dhe kjo ishte mundësi kyçe për të shkëmbyer perspektivat”, tha Palmer.

Më tej Palmer ka deklaruar se ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin RMV-në në rrugëtimin euroatlantik të saj.

LEXO EDHE: Krijojmë të ardhme për rajonin, u tha Dimitrovi ambasadorëve të ShBA-ve të cilët i priti në takim

Vizita e Palmerit dhe takimi me krerët politikë dhe shtetërorë vjen në kuadër të procesit të ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, i cili duhet të përfundojë më së voni deri në prill të 2020. Në këtë muaj, RMV-ja shkon edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat erdhën si rezultat i mosmarrjes së datës për nisjen e negociatave të RMV-së me Bashkimin Evropian (BE), vendim të cilin Palmeri e ka kritikuar ashpër.

Pritshmëritë ishin që RMV-ja anëtare e 30 e NATO-s do të bëhet në Samitin e NATO-s që pritet të mbahet në muajin dhjetor 2019, por edhe kjo u pamundësua me shkuarjen e Spanjës në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen në nëntor të 2019-s. Zaev ka shprehur bindjen se deri në dhjetor Spanja do ta ratifikojë Protokollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button