Pentagoni publikoi incizimin e sulmit ndaj Al-Baghdadit

Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e para të sulmit në veri të Sirisë, që rezultoi me vdekjen e udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik (IS) Abu Bakr Al-Baghdadi, njofton REL.

Incizimi tregoi forcat amerikane që gjuanin ndaj militantëve në tokë, ndërsa fluturonin me helikopterë drejt kompleksit ku udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi ishte fshehur.

Baghdadi iku në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës.

Pas bastisjes, kompleksi u shkatërrua plotësisht përmes municioneve.

Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, gjenerali, Kenneth McKenzie, tha se dy fëmijë kishin vdekur me Baghdadin në tunel – jo tre siç ishte raportuar më parë.

MacKenzie konfirmoi gjithashtu raportet e mediave që Baghdadi ishte varrosur në det.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button