Krijojmë të ardhme për rajonin, u tha Dimitrovi ambasadorëve të ShBA-ve të cilët i priti në takim

Mbrëmë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka pritur në takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) të rajonit të Evropës juglindore si, nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria, të udhëhequr nga përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer, transmeton Portalb.mk.

Në takim, Dimitrov ka falënderuar ShBA-të për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërkaq ka deklaruar se shteti ynë është duke prodhuar të ardhme, të mirë jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin

“Mbaruam punë të madhe, kemi bërë punë të mëdha të cilat nuk bëhen shpesh herë në rajon, ndërsa ato janë kompromiset. Prodhojmë të ardhme, për të mirën e vendit tonë, por edhe për rajonin”, tha Dimitrov, thuhet në kumtesën e dërguar nga MPJ-ja.

Ambasadorët e ShBA-ve janë mbledhur në Maqedoni të Veriut, pasi janë duke realizuar konsultime me Palmerin.

Vizita e Palmerit dhe takimi me krerët politikë dhe shtetërorë vjen në kuadër të procesit të ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, i cili duhet të përfundojë më së voni deri në prill të 2020. Në këtë muaj, RMV-ja shkon edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat erdhën si rezultat i mosmarrjes së datës për nisjen e negociatave të RMV-së me Bashkimin Evropian (BE), vendim të cilin Palmeri e ka kritikuar ashpër.

Pritshmëritë ishin që RMV-ja anëtare e 30 e NATO-s do të bëhet në Samitin e NATO-s që pritet të mbahet në muajin dhjetor 2019, por edhe kjo u pamundësua me shkuarjen e Spanjës në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen në nëntor të 2019-s. Zaev ka shprehur bindjen se deri në dhjetor Spanja do ta ratifikojë Protokollin.

Dimitrovi priti në takim ambasadorët e ShBA-ve nga Evropa juglindore, të udhëhequr nga Palmeri
Dimitrovi priti në takim ambasadorët e ShBA-ve nga Evropa juglindore, të udhëhequr nga Palmeri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button