Ahmeti në takim me Palmer: BDI është garantues i Marrëveshjes së Prespës

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin, Methju Palmer,  drejtorin për Ballkanin në Departmentin e Shtetit, Daniel Konstelancik, dhe ambasadoren e SHBA në Maqedoninë e Veriut, zonjën Kejt Burns, transmeton Portalb.mk.

Ahmeti dhe autoritetet amerikane kanë këmbyer mendime mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, anëtarësimin në NATO si dhe zgjedhjet e parakohshme.

Sipas Ahmetit, BDI është garantues i Marrëveshjes së Prespës, asaj të Ohrit dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nga çka nuk ka kthim pas në asnjë rrethanë.

“Lideri i BDI-së Ahmeti falënderoi autoritetet amerikane për ndihmesën e madhe në përpjekjet tona për të marrë datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por akoma më shumë për ecurinë e shkëlqyer të anëtarësimit tonë në NATO në muajt vijues”, thuhet në kumtesë.

SHBA mbështesin tërësisht përpjekjet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe reformat në vend, në veçanti në sundimin e ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button