Shekerinska u premtoi 7 mijë denarë ushtarëve për banim

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut premtoi zgjidhje për një nga problemet më të mëdha në ushtri, çështjen e banimit, transmeton Portalb.mk.

“Shuma e tërësishme të cilën Ministria e Mbrojtjes për vitin e ardhshëm do ta shfrytëzojë  nga buxheti i saj arrin mbi shtatë milion euro dhe kjo shumë do të hyjë në buxhetet e mbi 6.000 familjeve në vendin tonë”, tha Shekerinska.

Ministrja premtoi se nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, si ushtarët edhe personeli civil, do të marrin 7 mijë denarë në muaj për të ashtuquajturën qira ose banim.

“Qëllimi ynë është të inkuadrohemi në NATO me Armatë e cila do të jetë krenare  për përkatësinë dhe vendin e saj. Armatë e cila do të jetë e motivuar, e përkushtuar në detyrat e saj dhe në mënyrë adekuate e shpërblyer nga shteti”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button