Ajo që i ndodhi legjendës Kaka, nuk ka ndodhur më parë

Mbrëmjen e të martës përveç sfidave në kampionatet dhe Kupat më të rëndësishme evropiane ka tërhequr vëmendjen edhe një ndeshje miqësore që është zhvilluar për bamirësi në Haifa të Izraelit, transmeton TopChannel.

Përballë ishin yjet ndërvite të kombëtares izraelite ndaj asaj braziliane, ku spikasin emra si Cafu, Roberto Carlos, Ronaldinho, Rivaldo e Kaka.

Pikërisht ky i fundit në minutën e 51-të të ndeshjes u bë protagonist i një skene vërtetë të pazakontë, kur gjyqtarja e takimit e cila ishte femër ndaloi lojën duke i treguar kartonin e verdhë në fytyrë ish Topit të Artë.

Kaka i habitur qëndroi në vend pasi nuk e kuptoi për çfarë arsyeje e mori kartonin por e gjitha ishte një lojë e gjyqtares e cila më pas nxori një telefon nga xhepi dhe bëri një selfie me ish-mesfushorin e Milanit i cili është idhulli i saj.

Ndeshja përfundoi me fitoren 4-2 të yjeve brazilianë por më shumë sesa sfida vëmendjen e mori gjesti i gjyqtares femër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button