Deti “trazoi” sërish Ramën dhe Metën

Me rikthimin e çështjes së detit mes Tiranës dhe Athinës, pritet të rikthehen sërish edhe përplasjet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Deti Jon ishte pjesë e diskutimit në takimin e së martës mes Edi Ramës dhe homologut të tij grek Mitsotakis. Shqetësimi i kreut të ekzekutivit shqiptar nuk është vetëm rihapja e dokumenteve me qeverinë greke, por fillimisht duhet të bindë Ilir Metën që t’i sigurojë firmën e tij për ratifikimin e një marrëveshje të mundshme.

Burime konfidenciale për RTV Ora bëjnë me dije se komunikimet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës nuk e kanë bindur këtë të fundit që të japë dritën jeshile, i cili për marrëveshjen e detit ka vënë si vijë të kuqe ngritjen në mënyrë funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Dokumenti final që do të arrihet mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare duhet të firmoset prej Presidentit që më pas të ratifikohet nga Parlamenti Shqiptar.

Ka qenë ky qëndrimi i Ilir Metës, i cili parashikonte vonesa në ngritjen e Kushtetueses, pasi edhe sot një vit më pas Gjykata është vetëm me 2 anëtarë dhe 3 kandidatë të tjerë që janë në pritje që të përzgjidhen nga Presidenti dhe Parlamenti. Por edhe në rastin më të mirë, me 5 anëtarë Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë funksionalë.

Në 2010 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi marrëveshjen e arritur me Shqipërisë dhe Greqisë në 2009 për delimitimin e zonave të tyre përkatëse.

Ndërsa pas 10 vitesh situata është edhe më e rëndë pasi mungon dokumenti i dakordësuar mes Athinës dhe Tiranës, firma e munguar e Presidentit dhe një Gjykatë Kushtetuese jo funksionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button