Qeveria e RMV-së për 8 denarë e ka rritur vlerën e kapitacionit të mjekëve amë (VIDEO)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka rritur për tetë denarë vlerën e kapitacionit të mjekëve amë, u bë e ditur sot nga kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorëve të Fondit për sigurim shëndetësore Den Donçev dhe Orhan Ramadani, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se për këtë rritje të vlerës së kapitacionit janë siguruar 465 milionë denarë nga Buxheti, të cilat tani kthehen tek ata si mbështetje e punës së mjekëve amë për shërbime më të motivuara shëndetësore dhe sqaroi se bëhet fjalë për 18 për qind rritje të kapitacionit.

Ai theksoi se e rrisin edhe kompensimin për specialistët privatë, të cilët kanë marrëveshje me Fondin dhe nga tani e tutje, kompensimi i specialistëve privatë stomatologë të protetikës dhe kirurgjisë orale, në vend të 90.000 denarëve aktuale do të marrin 103.000 denarë në muaj ose afërsisht 15 për qind.

Kjo rritje, sipas ministrit Filipçe do ta lehtësojë ndjekjen e sëmundjeve kronike, për të cilat në një pjesë e mirë pacientët deri më tani janë drejtuar në spitale, kurse për Donçevin ajo do ta rrisë efikasitetin e shërbimit në mjekësinë primare, pasi personat e siguruar do të marrin shërbim më cilësor shëndetësor që në ordinancë, me çka do të ulet nevoja për udhëzim të mëtutjeshëm.

Kjo masë do të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button