Filipçe sërish premtoi “se së shpejti do të nis debati publik”, por kësaj here për të gjitha analizat e fizibilitetit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka disa muaj që premton “se së shpejti do të fillojë debati publik për analizën e fizibilitetit të ndihmës së shpejtë”. Të njëjtën e premtoi edhe sot, dhe shtoi se ajo do të jetë formë e publikimit të gjetjeve të një sërë analizash të fizibilitetit të realizuara deri tash, transmeton Portalb.mk.

“Analiza e fizibilitetit është futur në një grup me analizat e fizibilitetit të tjera. Do të prezantohen së shpejti, në formë të debatit publik”, tha Filipçe.

Analiza e fizibilitetit ka përfunduar që në muajin korrik, ndërkaq gjetjet nuk publikohen.

Nga ana tjetër, për ta fuqizuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, në rrjedhë është procedura e prokurimit të shtatë autoambulancave. I pyetur nga Portalb.mk, se deri ku është procedura në fjalë, Filipçe tha se duhet të sillet vetëm vendimi, duke mos specifikuar datë se kur do të ndodh e njëjta.

“Procedura për blerjen e autoambulancave është kah fundi. Duhet të sillet vendimi”, tha Filipçe.

Më tej ai deklaroi se shpërndarja e të njëjtave do të bëhet në bazë të nevojave të shtëpive të shëndetit.

“Do të shpërndahen në mënyrë adekuate në të gjitha institucionet shëndetësore sipas nevojës”, tha Filipçe.

Mjetet për këto autoambulanca të reja, janë kursim i pakos së 12 autoambulancave, prej të cilave gjashtë u shpërndanë në Shkup, ndërkaq gjashtë në: Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Berovë. Marrëveshja qe nënshkruar më 7 dhjetor të 2018-s dhe ka arritur vlerën prej 21.591.564,48 denarë, nga 30 milionë denarë të planifikuara.

Të dhënat treguan se RMV-ja ka autoambulancat të vjetra prej më shumë se 1 dekadë, e ndërkaq ekspertët e konsultuar nga Portalb.mk, të cilët më parë janë marrë me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, kanë vlerësuar se kriter i ndërrimit dhe servisimit të autoambulancave duhet të jetë përdorimi i veturave dhe kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave. Sipas të njëjtit, një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në shërbimin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në periudhën që do të vijojë do të ketë edhe punësime, që të mënjanohet edhe një tjetër problem tjerë, mungesa e kuadrit profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button