Zaevi: Xhaferi është i vendosur, por unë i kërkova Kuvendi të shpërbëhet më 26 shkurt

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev nuk e komentoi vendosmërinë e kryeparlamentarit Talat Xhaferi që më 11 shkurt të 2020-s të shpërbëhet Kuvendi, edhe pse tregoi se ai i ka kërkuar që shpërbërja të ndodh më 26 shkurt, transmeton Portalb.mk.

26 shkurti, siç sqaroi Zaevi është për shkak të ketë mundësi që Kuvendi i RMV-së ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO, pasi i njëjti të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare.

“Kryetari Xhaferi është i vendosur në vendimin e tij, kurdo që edhe do të vendosë ta shpërbëjë Kuvendin. Apeli i të gjithë liderëve, të cilët ishin te presidenti Pendarovski (Stevo Pendarovski), ishte ta shfrytëzojmë afatin ligjor prej 45 ditë, që të kemi rezervë për ta ratifikuar Protokollin të gjitha shtetet. Të mos del që të arrijë në Parlamentin tonë, e ai të mos mund ta ratifikojë”, tha Zaevi.

Megjithatë, Zaevi u shpreh i bindur se deri para 11 shkurtit, Kuvendi do të arrijë ta ratifikojë Protokollin.

“Unë besoj se në kohë do të arrijmë me këtë punë”, tha Zaevi.

Shpërbërja e Kuvendit vjen pasi për më 12 prill të 2020-s janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në RMV, të cilat erdhën si opsion përgjegjësie e pushtetit për mosmarrjen e datës për nisjen e negociatave anëtarësuese me Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, pritshmëritë ishin që RMV-ja anëtare e 30 e NATO-s do të bëhet në Samitin e NATO-s që pritet të mbahet në muajin dhjetor 2019, por edhe kjo u pamundësua me shkuarjen e Spanjës në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen në nëntor të 2019-s. Zaev ka shprehur bindjen se deri në dhjetor Spanja do ta ratifikojë Protokollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button