Përgjim gazetarësh? WhatsApp-i e hedh në gjyq një firmë izraelite

WhatsApp-i ka hedhur në gjyq firmën izraelite të teknologjisë NSO Group, duke e akuzuar atë se e ka përdorur shërbimin e mesazheve të zotëruar nga Facebook-u për të përgjuar gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të tjerë, transmeton Top Channel.

Padia e paraqitur në një gjykatë federale në Kaliforni pretendonte se NSO Group u përpoq të infektonte me programe të dëmshme afro 1.400 “pajisje të shënjestruara ” për të vjedhur informacion të vlefshëm nga ata që përdorin aplikacionin e mesazheve. Kreu i WhatsApp Will Cathcart tha se padia u ngrit pasi doli rezultati i një hetimi, që vërtetoi  rolin e firmës izraelite ne sulmin kibernetik, edhe pse ajo e mohonte një gjë të tillë.

“NSO Group pretendon se  u shërben me përgjegjësi qeverive, por ne zbuluam se mbi 100 mbështetës të të drejtave të njeriut dhe gazetarë janë shënjestruar në muajin maj. Ky abuzim duhet të ndalet,” shkroi ai në Twitter.

Padia thoshte se softueri i zhvilluar nga NSO i njohur si Pegasus ishte krijuar për tu instaluar në distancë për të vjedhur të dhëna nga  pajisjet që përdorin sistemet operative Android, iOS dhe BlackBerry. Në muajin maj, WhatsApp i bëri thirrje përdoruesve të tij te rinovonin aplikacionin pasi u diktuan të meta ne sistemin e sigurisë, të cilat lejonin hyrjen një virusi që mund të përdorej për të përgjuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button