Dy helikopterë privatë do të shërbejnë ndihmë mjekësore, kryesisht për individë që transitojnë në RMV

Dy helikopterë privatë për gjashtë muaj do të fillojnë të shërbejnë ndihmë mjekësore, kërkim dhe shpëtim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), por fokusi i tyre do të jetë mbrojtja e individëve që transitojnë nëpërmjet RMV-së, kryesisht nga Turqia. Ata do të intervenojnë edhe në situata alarmante në shtet, për të cilin shërbim qytetarët dhe shteti nuk do të duhet të paguajnë asnjë qindarkë, premtuan sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që Qeveria e RMV-së, në seancë qeveritare solli vendim për miratim të partneritetit publik-privat me firmën “Sarhems dooel” – Shkup.

“Më së voni për gjashtë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për partneritet publik-privat, kompania do t’i fusë në përdorim dy helikopterë të pajisura për dhënie të shërbimit mjekësor për ndihmën e shpejtë dhe për kërkim dhe shpëtim falas për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët më së shumti për 15 minuta duhet të jenë në vendin ku duhet të kryhet intervenimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryeministri Zoran Zaev thanë se helikopterët do të shërbejnë edhe për nevojat e shtetit dhe qytetarëve të RMV-së, dhe për veprimin e tyre nuk janë ndarë mjete nga buxheti shtetëror.

“Prokurorimi i helikopterëve tashmë është në fazë përfundimtare. Ajo nuk do të thotë ndarje e mjeteve”, tha Filipçe, cili shtoi se shërbimi ka për qëllim të të japë ndihmë edhe për personat që nuk janë shtetas të RMV-së, por kanë nevojë urgjente për atë shërbim. 

“Ska mjete nga buxheti. Është falas. Bëhet fjalë për model skandinav, shumë shtete kanë hyrë në të. Bëhet fjalë për kompani private të cilat i ofrojnë shërbimet ajrore edhe për shërbime shëndetësore, edhe për zjarre dhe për kriza. Shpenzimet mbulohen nga personi i siguruar që ekziston në sigurimin ndërkombëtar të personit, që më së shpeshti ka të bëj me udhëtarët tranzit që kalojnë nëpër RMV. Kjo do të vlejë më shumë për personat që hyjnë nga Turqia për të kaluar nga Greqia dhe në Tabanoc. Këtu roli i helikopterëve do të jetë të sigurojnë lëvizjen e këtyre qytetarëve”, tha Zaevi i cili bëri të ditur pas 8 vjetësh, helikopterët do të jenë në pronësi të Qeverisë.

Të pyetur nga Portalb.mk, se në raste të fatkeqësive, si ajo e aksidentit në Llaskarcë a do të intervenojnë këta helikopterë dhe a do të paguhet nga shteti dhe qytetarët diçka kundrejt shërbimit, Zaevi dhe Filipçe u deklaruan:

“Ata do të intervenojnë në aso raste, dhe ne e qytetarët nuk do të jemi të obliguar të paguajmë asnjë denarë”, thanë Zaevi dhe Filipçe.

Nga ana tjetër, prokurimi i dy helikopterëve ka qenë edhe premtim parazgjedhor i partisë në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Për këtë, Zaevi dhe Filipçe deklaruan se janë duke u shqyrtuar mundësitë për sigurim të donacioneve dhe mjeteve buxhetore për sigurim të të njëjtave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button