Rusia i fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen “Bashkimit Euroazian”

Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU) ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohen këtij grupimi. Thirrja është bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona, Itali të Premten.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, theksoi diplomati rus, transmeton Top Channel.

Chizhov tha, “Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë” vënë në akull “nga Brukseli “mund të kenë më shumë benefite në EEU”.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në EUU vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Bjellorusia është i vetmi vend evropian që po merr pjesë në EEU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button