Ruskoska e konfirmoi se ekziston fotografi e Katica Janevës me 50.000 euro kesh

Prokurorja Vilma Ruskovska në intervistën e mbrëmshme në TV24 ka deklaruar se ekziston një fotografi me Katica Janevën dhe 50.000 euro në kesh, njofton Portalb.mk.

Ajo në pyetjen se si 50.000 euro të fotografuara përpara Katica Janevës i ka lidhur me paratë e dëshmitarit Orce Kamçev, u përgjigj se atë e ka bërë sipas analizës së forenzikës kompjuterike.

“Eksperti i forenzikës kompjuterike më bindi në vërtetësinë, gjegjësisht analiza e tij”, tha Ruskoska.

Në rastin “Reket”, të dyshuar janë Katica Janeva, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Dy të fundit dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE: Kamçevi edhe bashkëpunues në rastin “Reket”, por edhe i dyshuar i parë në “Perandoria”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button