RMV, 210 të punësuarve në 7 institute shkencore do t’u rritet rroga për 25%

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 161-të e miratoi Informacionin për nevojën për të rritur pagat e punonjësve në institutet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 25% duke filluar me pagesën e rrogës të muajit tetor, njofton Portalb.mk.

Ky vendim gjithsej i përfshin 210 të punësuar në 7 institute shkencore në vend.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me trendin e rritjes së pagave në fushën e arsimit.
Miratimi i nevojës për të rritur pagat për ë% për të punësuarit në institutet shkencore publike dhe pagesa e punës së kaluar është vetëm fillimi i përmirësimit të statusit të një të punësuari në institucionin arsimor në vendin tonë”, shkruajti Ademi në Fejsbuk, pas miratimit të vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button