Po notonin rreth ishullit, por nuk ju doli lehtë rruga këtyre dy djemve

Dy turistë britanikë janë lënduar rëndë nga një sulm peshkaqeni në një vendpushimi të njohur në Australi, transmeton OraNews.

Alistair Raddon, 28 vjec nga Southampton dhe Danny Maggs nga Plymouth ishin duke notuar pranë ishullit kur u sulmuan.

Peshkaqeni kafshoi këmbën e Raddon dhe la Maggs, 22 vjeç, me plagë në këmbë, thanë mjekët.

Ata u morën më një anije dhe u dërguan në breg ku morën ndihmën e parë, dhe më pas u dërguan në spital. Fatmirësisht, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk është hera e parë që ka sulme peshkaqeni në këto ishuj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button