Realizimi i të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive është në gjysmë të rrugës nga ajo që është përcaktuar me ligj

Realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilat janë nën 20 përqind e popullatës, është në gjysmë të asaj që është përcaktuar me ligj dhe është e drejtë e tyre kushtetuese, transmeton Meta.mk.

Këtë sot e theksoi zëvendës-drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive (ARDB), Xhelal Hoxhiq duke iu përgjigjur pyetjes nga “Meta”, çfarë është gjendja në realizimin e të drejtave të tyre.

“Sipas asaj që është shkruar në letër, në ligje, pjesëtarët e bashkësive duhet të ndihen komod, por ne jemi diku në gjysmë të rrugës të realizimit të të drejtave në realitet. Në gjysmë të rrugës jemi përfaqësimin e drejtë gjatë punësimeve, arsim në gjuhën amtare, informim në gjuhën amtare. Përfundimisht kemi mësim në gjuhë boshnjake. Nevojitet përmirësim i gjendjes në arsim tek popullata vllahe, serbe, rome. Vetë komunitetet nuk kanë kuadro, për shembull po të duam të hapet Katedër për gjuhë boshnjake nuk ka kush të ligjërojë. Por gjendja më e rëndë është në kulturë”, shton Hoxhiq.

Kurse kompetenca e ARDB ndër të tjerat është edhe në atë, të përkujdeset për realizim dhe avancim të të drejtave të bashkësive minoritet dhe të zbatojë mbikëqyrje në zbatimin e ligjeve me të cilat përcaktohen të drejtat e tyre.

Pikërisht në këtë drejtim, (ARDB) me përkrahje të Komisionit Evropian nëpërmjet instrumentit TAIKS ka përpiluar propozim-ndryshime dhe plotësime në Ligjin për avancim dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilat janë më pak se 20 përqind. Ligji, të cilin e ka propozuar Ministria e drejtësisë ka kaluar në Qeveri dhe nga Agjencia shpresojnë që do të miratohet në Kuvend para se ai të shpërbëhet.

Nuk është në favor të bashkësive më të vogla etnike as prolongimi i regjistrimit të popullatës për arsye se sipas drejtorit të ARDB-së, Ilhan Rahman për bashkësitë ka shifra nga regjistrimi në vitin 2002 dhe së këtejmi ka mungesë të shifrave relevante të cilat do t’u ndihmojnë të krijojnë politika.

Ato realizojnë edhe hulumtim në terren dhe më së shpeshti shifrat nga terreni dhe ato që i marrin nga institucionet nuk përkojnë.

Më vitin 2017 ARDB e ka ripërsëritur bashkëpunimin me OSBE-në dhe për herë të parë është nënshkruar memorandum për bashkëpunim për tre vite.

Me ndihmën e tyre është formuar Forum participativ misioni i të cilit është avancim i realizimit të të drejtave  të bashkësive nëpërmjet pjesëmarrjes më të madhe të pjesëtarëve të bashkësive në proceset e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes. Qëllimi është të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet organeve të drejtorisë shtetërore dhe të bashkësive, që ka qenë edhe rast vitin e kaluar kur përfaqësues të lartë të pushtetit kanë marrë pjesë në ato forume.

“Buxheti i kësaj Agjencia është i vogël prej 160.000 deri 180.000 euro dhe është i pamjaftueshëm për realizimin e qëllimeve të programit. Me domethënie të madhe është që e rinovuam bashkëpunimin me OSBE-në të cilët janë përkrahës tanë të mëdhenj. Me ndihmën e mbajmë trajnime të sektorit joqeveritar që vjen nga bashkësitë, ndërsa gjithashtu nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i zbatuar qëllimet”, ka shtuar Rahman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button