Tre persona të dënuar brenda muajit nga Gjykata e Pejës për falsifikim të statusit të veteranit

Bali Berisha është i dënuari i dytë nga Gjykata e Pejës, për falsifikim të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së, me çka kishte arritur të fitojë statusin e veteranit.

1,190 euro është shuma që Berisha përfitoi nga shteti, që nga momenti kur u paraqit në Ministrinë e Punës me vërtetimin se gjoja ishte veteran i UÇK-së, ani pse nuk kishte qenë asnjë ditë në luftë, raporton KTV.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Pejës, siç bënë të ditur zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti, i akuzuari ka pranuar fajësinë, andaj i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti.

Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës dy vjeçare.

Por, Berisha ka marrë edhe dënim plotësues, e i cili është kompensimi i dëmit në vlerë prej 1,190 eurosh, si dhe urdhri për publikimin e aktgjykimit, pra në raste të tilla publikim i identiteti të të dënuarit.Përveç Berishës, kjo gjykatë ka dënuar edhe Albert Krasniqin me 6 muaj burgim me kusht. Krasniqi do t’ia kthejë shtetit të 3 mijë e 740 eurot që i mori në emër të statusit të veteranit, si dhe 1200 euro të tjera për të mos e vuajtur dënimin.

Në të dy rastet, prokurore ka qenë Lumturije Vuçeta, e hetimi për këto dhe raste të tjera, kishte nisur para rreth 5 muajve.

Aktakuza e Vuçetës ka marrë epilog edhe në një rast tjetër të ngjashëm muajin e kaluar.

Gjykata e Pejës kishte dënuar me 6 muaj burgim, për të njëjtën vepër edhe Bujar Cocajn, i cili u gjet se kundërligjshëm kishte përfituar shumën prej 3 mijë e 740 eurosh në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Por, që me pëlqimin të tij, dënimi me burgim është kthyer në dënim me gjobë në vlerë prej 1.300 eurosh.

Pesë muaj më parë, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte bërë të ditur se nga 800 dosje të hetuara, kishte ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave, të cilët dyshohen se falsifikuan statusin e veteranit.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka deleguar për hetime të mëtutjeshme në Prokurorinë e Pejës më shumë se 7000 aplikacione nga “Dosja e Veteranëve të Rrejshëm”

Ndërkaq, më 1 nëntor nis seanca ndaj 12 ish-anëtarëve të Komisionit për verifikimin e statusit të veteranit, pasi aktakuza e Prokurorisë Speciale është konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Gjykata e Pejës mos ta lene ne harres dhe Selman M. Tanushi ne Gjakove për falsifikim të statusit të veteranit. Dhe me qfar qellimi e ka falsifikuar,per interesa te serbise apo per dqka tjeter,deri sa eshte i njoftur ne Gjakove si dor e djathte i serbit,shiqojani dhe te kaluaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button