Shpallje publike për subvencionimin e ‘gazifikimit’ të veturave

Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë paralajmëroi që javën tjetër do të kemi shpallje publike për vendosjen e pajisje për përdorimin e gazit në vetura, transmeton Portalb.mk.

“Për këto masa vlen parimi ‘i pari i ardhur, i pari i shërbyer’, dhe për këtë arsye apelojmë deri te qytetarët në kohë të aplikojnë në Ministrinë e Shëndetësisë”, theksoi Bekteshi.

Kjo masë, sikurse edhe masa për inverterët për ngrohje, llogariten masa kundër ndotjes së ajrit, që përmasat më të mëdha i arrijnë gjatë stinës së dimrit zakonisht.

Ministri Bekteshi informoi se akoma nuk është vendosur metodologjia e subvencionimit të veturave të reja. Gjithashtu pati premtuar edhe subvencionimin e zëvendësimit të veturave të vjetra me të reja.

“Masë tjerët është ndërrimi i veturave të vjetra me veturat e reja. Për momentin, jemi duke biseduar akoma me qytetarët. Masa do të parashikon 2 mijë deri 3 mijë euro”, pati deklaruar ministri Bekeshi.

LEXO: Reforma të reja në Maqedoni: Ndotësit do të etiketohen, veturat ekologjike do të subvencionohen
LEXO: Subvencionim i blerjes së automjeteve të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button