Konduktori detyroi udhëtarët pa bileta që të hidhen nga treni – ndërroi jetë një person

Ky incident çoi në vdekjen e njërit prej tyre, teksa i riu tjetër u lëndua.

Në Kajro është arrestuar konduktori, i cili i detyroi dy shitës të varfër rrugësh që të kërcejnë nga treni në lëvizje sepse nuk kishin bileta.

Kjo ngjarje ndodhi mbrëmë në qytetin Tanta dhe ndezi zemërim të publikut pasi pamjet e kamerës ku ai  shihet duke u fjalosur me pasagjerët, u postuan në internet dhe u bënë virale.

Në rrjetet sociale janë parashtruar edhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit egjiptian të transportit, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët e hekurudhave kanë thënë se konduktori u kishte kërkuar të rinjve që t’i paguanin biletat, por ata nuk kishin pranuar, pas së cilës ai ua kishte hapur derën e vagonit që ata të hidheshin jashtë.

Bëhet e ditur se ai do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të hetimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button