Palmer në Shkup: SHBA e mbështet RMV-në në rrugën eurointegruese

Nikolla Dimitrov, Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë së Veriut është takuar me Methju Palmerin, të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Vij me qëllim që edhe njëherë të konfirmoj dhe përforcoj mbështetjen e fuqishme amerikane për Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën dhe perspektivën e saj evropiane”, tha Palmer.

Palmeri përkujtoi se kjo është vizita e radhës, menjëherë pas vizitës së fundit me sekretarin amerikan të shtetit, Majk Pompeo.

Palmer pas takimit me Dimitrovin, në Shkup do të takohem me Radmilla Shekerinskan dhe Stevo Pendarovskin, për të vazhduar pastaj për në Prishtinë, Beograd dhe Athinë.

“Kemi folur për anëtarësim në NATO dhe për atë sa është me rëndësi të hapet kapitulli evropian, për interesat maqedonase dhe për interesat e Uashingtonit. Njëherë kemi rënë në kurthin e viktimës dhe dëshpërimin në vitin 2008 dhe mendoj se kjo nuk do të shkojë larg nëse rrëzohemi sërish”, tha Dimitrov.

Megjithatë, sipas Dimitrov, vendi do të realizon edhe arsyetimin e vetëm, që llogaritet Ligji për prokurorinë publike, për vazhdimin e rrugës eurointegruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button