Zaev: Ngecja në eurointegrime e rrezikon Marrëveshjen e Prespës

Në një intervistë për “Euronjuz” në gjuhën greke, kryeministri Zoran Zaev, thotë se vendimi për mosdhënie të datës për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, e vendos në rrezik  Marrëveshjen e Prespës. Më saktësisht, ajo nënkupton se pjesët për përdorim të brendshëm të emrit të ri do të bllokohen dhe nuk do të munden të zbatohen, njofton Portalb.mk.

Zaevi sqaron se disa nene të marrëveshjes që Maqedonia e Veriut dhe Greqia i kanë nënshkruar më 17 korrik të vitit 2018-të janë të lidhura ngushtë me përparimin e Maqedonisë në drejtim të anëtarësimit në BE.

“Disa nene do të ngrihen pasi që nuk munden të zbatohen. Do të mundohemi t’i zbatojmë, por të dyja çështjet janë të lidhura”, thotë Zaev, duke sqaruar se bëhet fjalë për nenet kryesisht për përdorim të brendshëm të emrit të ri.

Megjithatë, në intervistë ai theksoi se vendi nuk ka alternativë tjetër dhe se pa BE “do të humbemi në errësirë”.

“Nuk kemi alternativë tjetër. Nuk ka oferta tjera që do të mundeshin të jenë alternativa. Atë që disa të tjerë e ofrojnë nuk na jep demokraci, sundim të ligjit dhe liri. Nëse drita nga yjet e flamurit të BE-së fiket, ne do të jemi në errësirë. Dhe mund të humbasim në errësirë”, shtoi Zaev.

Në komentin që gazeta greke e ka publikuar, këto deklarata të Zaevit quhen “gjuajtje të zarit të fundit përpara se vendi zyrtarisht të hyjë në situatën e zgjedhjeve të parakohshme”.

Zaev luan në kartën e fundit. Ai e di se pa rripin për shpëtim nga BE do të humb në zgjedhjet e prillit”, shkruan Stavros Cimas, në komentin e tij në gazetën greke “Katimerini”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button