ASH-ja kritikoi Teuta Arifin për transportin publik, shkollën në Reçicë e Sellcë, infrastrukturën rrugore dhe qentë endacakë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka kritikuar kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin, radhë e partisë në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për mosfunksionalizimin e transportit publik në Tetovë, për mosndërtimin e Shkollës Fillore në Reçicë të Vogël dhe Sellcë, për mungesën e infrastrukturë rrugore, për mosgjidhjen e problemit me qentë endacakë dhe për keqpërdorimin e administratës komunale, transmeton Portalb.mk.

Transporti publik, është një ndër mashtrimet që u konfirmua vetë edhe nga administrata komunale. Dy herë themeluan ‘Ndërmarrjen për Transport Publik’, dhe premtuan disa autobusë për qytetin, ndërsa deri më sot qytetarët e Tetovës nuk panë asnjë autobus në qytetin e tyre. Ndërsa, Komuna e Tetovës vazhdon dhe paguan pagë për ‘drejtorin’ e kësaj ndërmarrjeje.
Shkollat Fillore në Reçicë të Vogël dhe në Sellcë, janë ende premtime të pambajtura nga ana e Teuta Arifit. Këtij premtimi të rrejshëm, i erdhi në krah edhe Ministri i Kompetencave Arbër Ademi, e të dy së bashku me Teuta Arifin mashtruan përsëri qytetarët e Tetovës. Ndërsa fëmijët e Reçicës së Vogël dhe Sellcës vazhdojnë të mësojnë në kushte të vështira.
Infrastruktura rrugore, as që u zgjerua por as që u rregullua nga ana e Komunës së Tetovës. Qytetarët e Tetovës vazhdojnë të përballen me gropa rrugore dhe rrugë mesjetare. ‘Ndërmarrja për Parkingje’ është zhytur në borxhe, dhe nuk ka asnjë detaj se si erdhi deri tek ky borxh. Ndërmarrja ‘NPK Tetova’ vazhdon të mos i paguaj punëtoret, që me djersën e tyre kujdesen për pastërtinë e qytetit. Ndërsa përveç pagës ato përballen edhe me mjete teknike të vjetërsuara të cilat datojnë nga koha ish-jugosllave.
Qentë endacakë, janë rreziku më i madh që i kanosen qytetarëve të Tetovës. Qytetarët dhe fëmijët, janë të rrezikuar nga ky fenomen, për të cilin deri më sot Komuna e Tetovës nuk ka marrë asnjë masë të vetme. Ndërsa në malin Sharr vazhdon gjenocidi ekologjik, duke i prerë drurët dhe duke ndërtuar hidrocentrale, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë fenomen.
Ende vazhdon keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi i administratës komunale. Tenderët publik shkojnë vetëm për grupet e interesit të tyre dhe assesi në favor të qytetarëve. Qytetarët nuk janë të informuar për borxhin e Komunës së Tetovës si dhe shpenzimet marramendëse personale që Teuta Arifi i bën në krah të taksapaguesve tetovar”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Siç deklarohet më tej nga ASh-ja, “këto dy vite që kaluan, dhe vitet të tjera do të jenë dështimi më i madh që kanë përjetuar në çdo aspekt qytetarët e Tetovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button