RMV, punësimet e përkohshme janë hyrje e përhershme në administratën publike

Mundësia për angazhim të personave nëpërmjet agjencive për punësime të përkohshme dhe për punësim në kohë të përcaktuar masovikisht përdoret për punësim në sektorin publik. Këtë e konfirmon edhe analiza e “Transparensi interneshënëll – Maqedoni” dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave (KSHPK) në projektin “Vlerësimi i lëndueshmërisë nga korrupsioni në politikat dhe procedurat për punësim, me fokus të veçantë në nepotizëm, kronizëm dhe klientelizëm”, transmeton Portalb.mk.

“Transformimi i marrëdhënies së punës nga punësimi në kohë të caktuar me atë në kohë të papërcaktuar përdoret masovikisht, sikurse dhe punësimet e përkohshme, të cilat pastaj shndërrohen në të përhershme”,theksoi Sllagjana Taseva, kryetare e “Transparensi interneshënëll – Maqedoni”.

Në fillim të projektit, “Transparensi” dhe KSHPK kanë zbatuar analizës preliminare të 19 ligjeve dhe dy akteve nënligjore të cilat kanë të bëjnë me punësimet në sektorin publik dhe kanë konstatuar 46 pika të lëndueshmërisë nga korrupsioni. Punësimet e përkohshme dhe punësimet në kohë të caktuar janë pjesë e konsiderueshme e pikave të lëndueshmërisë.

Mundësi të këtilla janë gjetur në Ligjin për punonjësit në sektorin publik, për ku rekomandohet të anulohet mundësia të cilën personat të cilët janë përkohësisht të punësuar të kalojnë në marrëdhënie të rregullt pune pa procedurë të rregullt për punësim. Në Ligjin për marrëdhënie të punës, mundësia për transformim të marrëdhënies së punës në kohë të papërcaktuar jep mundësi të anashkalohet procedura për punësim e paraparë në Ligjin për nëpunës administrativë. Mundësi për transformim të marrëdhënies së punës ka edhe në Ligjin për arsim fillor, ndërsa mundësia të ngjashme jep edhe Ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme.

“Mund të konstatojmë që në shumicën e dispozitave të analizuara parashihet mundësi për transformim të marrëdhënies së punës nga koha e caktuar në kohë të papërcaktuar. Siç kemi përmendur edhe më sipër në analizë, konsiderojmë që në këtë mënyrë ndikohet në procedurën e rregullt për punësim.” konstatohet në analizën preliminare.

Punësimet e përkohshme, përkatësisht personat e angazhuar nëpërmjet agjencive për punësime të përkohshme, nuk bëjnë pjesë në numrin e përgjithshëm të punonjësve në sektorin publik. Ministria për shoqëri informatike dhe administratë vitin e kaluar, në Raportin vjetor nga regjistri i të punësuarve në sektorin publike, për herë të parë e bëri publik numrin e tyre, i cili tash më në raportin radhës është bërë 50 për qind më i madh,përkatësisht për një vit nga 1,624 është rritur në 2,439 persona të angazhuar përkohësisht. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik, sipas definicionit sipas të cilit mbahet regjistri, nga viti 2017 deri në vitin 2018 është zmadhuar nga 128.722 në 132.068 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button