Komisioni i Kuvendit të RMV-së diskutoi për vendimin e BE-së, opozita e lëshoi mbledhjen

Në seancën e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) sot është diskutuar për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) për moçeljen e negociatave në muajin tetor. Megjithatë, opozita maqedonase VMRO-DPMNE-ja e lëshoi seancën, transmeton Portalb.mk.

Ata e lëshuan sallën ku po mbahej seanca, fill pas fjalimit të deputetit nga radhët e tyre, Antonio Milloshoski, i cili tregoi fotografi nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Fotografia është nga viti i kaluar, për siç e vlerësoi Milloshoski, “kur ata dy u lavdëruan se shteti ka marrë datë për nisjen e negociatave”.

Sipas Milloshoskit, seanca e sotme ishe “aheng qeveritar”, ndërkaq, në po të njëjtën temë, ka caktuar seancë në Komisionin për politikë të jashtme, e thirrur nesër.

Bujar Osmani duke folur para deputetëve, e ka vlerësuar si padrejtësi të madhe dhe gabim historik vendimin e Këshillit Evropian për mosçeljen e negociatave.

“Me vendimin e Këshillit Evropian nga qershori 2018 e kemi filluar skriningun shpjegues që është i detyrueshëm para fillimit të negociatave. Të gjitha këto ngjarje na kanë inkurajuar se do të marrim datë, por kjo seancë nuk është ftuar që të urojmë. Të mos kemi dilema, pamundësia e Këshillit Evropian të mos sjell vendim dhe të mos arrihet konsensus është padrejtësi dhe gabim historik”, tha Osmani.

Ndërkaq, Nikolla Dimitrov ka theksuar se RMV-ja në vitin 2001 ka qenë në grupin me Kroacinë, ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në 2005, ndërsa në 2009 e ka marrë rekomandimin e parë për fillim të negociatave. Ai ka rikujtuar në deklaratat e eurokomisarit, Johanes Han, kryetarit të Komisionit Evropian, Jean Claude Junkerit dhe kreut të Këshillit të BE-së, Donald Tusk të cilët kanë vlerësuar se mosndarja e datës është hap i gabuar dhe gabim historik.

“Ne jemi rajon që kufizohet me shtetet- anëtare të BE-së. Nuk mundet Unioni të jetë i fortë dhe stabil, nëse ky rajon nuk bëhet pjesë esenciale e Evropës”, tha Dimitrovi.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria dështuan të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Si rezultat i kësaj, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev thirri në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button