RMV, regjistrimi i popullsisë ose në vjeshtë të vitit 2020, ose në pranverë të vitit 2021

Dy terminë të mundshme janë për zbatimin e regjistrimit të popullsisë, i cili u anulua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është vjeshta e vitit 2020 ose prilli i vitit 2021. Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se do të respektohen rekomandimet e Entit Shtetëror për Statistika, por edhe është shumë me rëndësi që fillimisht të miratohet Ligji për Regjistrim, njofton Portalb.mk.

“A do të kemi regjistrim në vitin 2020 ose në vitin 2021, ligji duhet dhe patjetër të miratohet pasi që regjistrimi provë, me sukses ka kaluar dhe shteti patjetër duhet të ketë regjistrim”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

Ai u shpreh i bindur se ligji do të miratohet dhe se vlerësimi i Entit për Statistika do të jenë përfundimtar.

“E pash deklaratën e euroambasadorit Samuel Zhbogar. Ai ka apeluar që ligji të miratohet, ndërkaq vendimi është 2020 ose 2021. E dini edhe se opozita ka pasur vërejtje, le të anulohet. Tanimë kur kemi vendosur në mënyrë konsensuale që zgjedhjet të mbahen në prill të vitit 2020, atëherë e humbim pranverën për mbajtjen e regjistrimit”, tha Zaev.

Ai tha se pret që këto ditë Enti Shtetëror për Statistika të propozojë analizë profesionale, se si ata e shohin mbajtjen e regjistrimit.

Enti për Statistika sot tha se do t’i japë propozim Ministrisë së Drejtësisë, e cila është propozues zyrtar i Ligjit për Regjistrimin e Popullatës, që periudha e mbajtjes së regjistrimit të shtyhet për në prill të vitit 2021, ndërkaq Ligji të miratohet përpara formimit të Qeverisë Teknike.

Ndryshe dje Zhbogar tha se është e logjikshme të anulohet Regjistrimi i Popullsisë i 2020-s, pasi nuk duhet të ketë ndikim politik në të.

“Me caktimin e zgjedhjeve anulohet mbajtja e Regjistrimit, që është edhe e logjikshme, sepse në atë proces nuk duhet të ketë ndikim politik. Shpresoj se Regjistrimi do të realizohet deri në fund të këtij viti (2020) ose më vonë atëherë kur shtetet anëtare do ta realizojnë Regjistrimin. Përgatitjet teknike për realizimin janë bërë, dhe konsideroj se nuk ka pengesa që të miratohet në Parlament”, tha Zhbogari në ngjarjen e shënimit të “Ditës Evropiane të Statistikës”.

Kjo vjen pasi që me caktimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme për më 12 prill të 2020-s, nga Enti Shtetëror i Statistikave (EShS) vlerësuan se “është i pamundur realizimi i Regjistrimit paralelisht me zgjedhjet”. Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar takim me drejtorin e EShS-së për këtë javë, ndërkaq liderët partiakë, pas takimit në Vilën Vodno u shprehën të ndarë sa i takon asaj se a duhet Regjistrimi të anulohet, apo të realizohet paralelisht me zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button