Ministri gjerman u rrëzua nga bina, iu dha ndihma e parë

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, është rrëzuar nga një skenë derisa po mbante një fjalim në Dortmund.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, shkruan Bloomberg, transmeton Klan Kosova.

Sipas raportimeve Altmaier ka rënë shkallëve dhe më pas ka përfunduar në dysheme.

Dëshmitarët kanë treguar se iu është kërkuar që të largohen që aty.

Nga zyra e tij kanë dhënë se mjekët janë duke u marrë me të dhe se pastaj është thirrur një konferencë shtypi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button